BIK

BIK: Dita e parë e festës së Kurban Bajramit do të festohet të martën, më 21 gusht

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se dita e parë e festës së Kurban Bajramit do të festohet të martën, më 21 gusht. “Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar kësaj feste do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe nis në orën 5:10, me faljen e namazit të sabahut nga Xhelal  Kaloshi, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbajë Bahri  Sejdiu ligjërues në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 06:25 të cilit do t’i prijë hafiz Xhelal  Kaloshi, ndërsa mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava”, ka njoftuar BIK-u. Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 21 gusht 2018, Kryesia e BIK-ut si tradicionalisht do të organizojë pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …