Bashkësia Islame e Kosovës kërkon nga personat e infektuar dhe moshuarit të mos shkojnë në xhami

Prej nesër rihapen të gjitha xhamitë dhe objektet fetare, por namazi i xhumasë reduktohet 10 minuta

Bashkësia Islame e Kosovës pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e objekteve fetare, ka dalë me një vendim përmes të cilit njofton se nga dita e nesërme do të rihapen të gjitha objektet fetare në Kosovë. Në këtë vendim janë listuar edhe rregullat që besimtarët duhet të iu përmbahen. Në vendim thuhet që duhet të merret abdes në shtëpi dhe të mos shfrytëzohen abdes-hanet dhe totaletet e përbashkëta. Në pikën 2 dhe 3 të vendimit thuhet që duhet të përdoren maskat dhe të përdoren dezinfektuesit. Pika e 4 specifikon ruajtjen e distancës sociale dhe në pikën 5 këshillohet shmangia e tubimeve përpara apo pas faljes së namazeve. Në pikën 6 thuhet që ligjërata e ditës së Xhuma të mos zgjasë më shumë se 10 minuta.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …