Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me shqetësim po përcjell ngjarjet me të cilat po përballet popullata e Halepit në Siri, ku në emër të çlirimit të qytetit, vriten, dhunohen, masakrohen e terrorizohet popullata civile përfshirë gra, pleq e fëmijë ndaj të cilëve po zhvillohet një ofensive shfaruese.
Popullata e Halepit po këto ditë po përjeton një ferr të paparë, i cili po ndodh para syve të botës demokratike. Jemi të habitur me indiferencën dhe apatinë e faktorëve relevantë ndërkombëtarë. Në Halep po sfidohen vlerat humane, etike e njerëzore, atje po atakohen e shkatërrohen vlerat kulturore, historike e qytetëruese. Apelojmë të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë, te të gjitha ata që kanë çfarëdo mundësie të mos bëjnë sehir dhe të mos rrinë duarkryq, por të angazhon seriozisht me të gjitha mekanizmat që kanë në dispozicion që sa më parë të ndalën mizoritë, vrasjet e shkatërrimet në Halep . Të gjithë jemi përgjegjës për ndalimin e së keqes, bota nuk duhet të dorëzohet para mizorive të tmerrshme antihumane e antinjerëzore, thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.