Bashkësia Islame e Kosovës vendos rregulla për të hyrë në xhami pas rritjes drastike të numrit të infektuarve

BIK: Sulmi i mbrëmë në Vjenë të Austrisë, është atak mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore dhe vepër e dënueshme

Bashkësia Islame e Kosovës ka dënuar sulmin e mbrëmshëm terrorist në Vjenë të Austrisë. Në reagimin e BIK-ut, është thënë se ky sulm është atak mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore. Sipas BIK-ut, sulmi është vepër e dënueshme dhe e papranueshme që për qëllim ka frikën, shantazhin e kaosin, si dhe sfidimin e rendit dhe ligjit. “Sulmi i mbrëmë në Vjenë të Austrisë, është atak mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore. Vepër e dënueshme dhe e papranueshme që për qëllim ka frikën, shantazhin e kaosin, si dhe sfidimin e rendit dhe ligjit. Nuk duhet bërë asnjë kompromis me terrorin, sepse terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç krimit e terrorit. Terrori nuk ka fe,  por ka ideologji që ne nuk duhet pranuar e  heshtur para tij. Në këto momente, jemi pranë popullit e shtetit mik të Austrisë”, në thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …