Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se ka dërguar për mjekim e trajtim adekuat mjekësor znj.Taunita Hoxha, e aksidentuar ditë më parë në Prishtinë. Mirëpo, gjatë ditës së djeshëm dhe të sotme Kryesia është njoftuar se subjekte e individë të ndryshëm kanë grumbulluar mjete financiare për shërimin e zonjës Taunita, madje sipas disa dëshmive të marra nga terreni individë të ndryshëm vazhdojnë ende grumbullimin e mjeteve. Me këtë rast për hir të së vërtetës njoftojmë opinion se Kryesia e Bashkësisë Islame në asnjë rast e në asnjë rrethanë nuk ka kërkuar mjete financiare për mjekimin e saj, si dhe nuk ka asnjë lidhje me aksionet që janë organizuar e vazhdojnë ende të mbledhin mjete financiare gjoja për mjekimin e zonjës Taunita Hoxha jashtë vendit. E ritheksojmë se trajtimin mjekësor për zonjën Taunita Hoxha, siç e kemi thënë edhe dje në njoftimin tonë, e kemi realizuar në bazë të memorandumit që ka Kryesia e BIK me Drejtorinë e Vakëfeve të Turqisë për trajtimin e pacientëve tanë, për të cilët nuk ka mundësi trajtimi e mjekimi në klinikat tona.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …