Sherifi: Nisma nuk është kundër zgjerimit të qeverisjes me të gjithë ata që janë të interesuar të kontribuojnë

Bilall Sherifi: Edi Rama duhet të aplikojë filozofinë e heshtjes

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dje në Tiranë në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi ka shkaktuar reagime në Kosovë. E sidomos tek ata që kanë kundërshtojnë versionin aktual të Demarkacionit. Pas deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti, sot ka reaguar edhe deputeti i Nismës Bilall Sherifi. Ai ka thënë se Rama është mirë që të aplikojë filozofinë e heshtjes.

“Filozofia e Heshtjes! Nëse kryeministri i Shqipërisë, cilido qoftë ai, për arsye diplomatike nuk mund të prononcohet lidhur me çështje të caktuara atëherë duhet ta aplikojë filozofinë e heshtjes. Është e papranueshme të veprohet si kryeministri aktual z. Edi Rama që mohon faktet e pakontestueshme lidhur me çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi duke i shpallur si të ishin opinione individuale.  Zoti Rama duhet t’i kushtojë vëmendjen e duhur këtyre fakteve të cilat janë të argumentuara aq bindshëm sa që as preferencat individuale e as kontekstet diplomatike nuk lejojnë të thuhet e kundërta”, ka shkruar Sherifi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …