Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, shkruan se është shthurje totale të shesësh mend për blerje të armëve në vitin 2024 me NATO-n brenda në Kosovë, përballë atyre që armët i kanë sjellë kur paguheshin me jetë e gjak. Ai ka shkruar se qeveria nuk po arrin t’i shërojë komplekset e tyre për t’u paraqitur më patriotë se dëshmorët. “Të shesësh mend për blerje të armëve përballë atyre që armët në Kosovë i kanë sjellë kur ato paguheshin me jetë, me gjak, me gjymtyrë, dhe jo me euro, përbën shthurje totale! Ata nuk po arrijnë dot t’i shërojnë komplekset e tyre për t’u paraqitur më patriotë edhe se dëshmorët! Kjo tregon shumë për ketë regjim të dëshpëruar nga dështimet!, ka shkruar, sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …