Sherifi: Nisma nuk është kundër zgjerimit të qeverisjes me të gjithë ata që janë të interesuar të kontribuojnë

Bilall Sherifi: Hashim Thaçi është duke përgatitur koncensione të dëmshme në favor të Serbisë

Pas deklarimit të kryetarit Thaçi dje në Forumin e Sigurisë të mbajtur në Mal te Zi deklaroi se marrëveshja përfundimtare, që duhet të jetë obligative, do të jetë e vështirë për Kosovën, por nuk do të jetë e lehtë as për Serbinë. Ka reaguar deputeti Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi. ai ka thënë Hashim Thaçi është duke përgatitur koncensione të dëmshme në favor të Serbisë

“Mediet e ndryshme të Kosovës informuan se presidenti Hashim Thaçi në fjalën e tij në Forumin e Sigurisë të mbajtur në Mal te Zi deklaroi se: “Marrëveshja përfundimtare, që duhet të jetë obligative, do të jetë e vështirë për Kosovën, por nuk do të jetë e lehtë as për Serbinë”! Pohimi në një forum të tillë se “Marrëveshja përfundimtare do të jetë e vështirë për Kosovën” është pranim publik nga ana e Hashim Thaçit se është duke përgatitur koncensione të dëmshme në favor të Serbisë sepse edhe vet e pohon se “do të jenë të vështira për Kosovën”. Pas pranimit publik se në bisedimet përfundimtare është i gatshëm të nënshkruaj vendime “që do të jenë të vështira për Kosovën” e ndjej për obligim të deklaroj se unë shoh një rrezik për ardhmërinë e Kosovës. Përveç deklaratës për vendime të “vështira për Kosovën”, Hashim Thaçi deklaroi se “Marrëveshja përfundimtare nuk do të jetë e lehtë për Serbinë”! Secili qytetar i Kosovës e shtron pyetjen ndaj një deklarate aq të papërgjegjshme se çka “nuk do të jetë e lehtë për Serbinë”, që:

-Të pranojë krimin e gjenocidit që ky shtet kreu në Kosovë?
-Të pranojë riparimin e dëmeve të luftës?
-Të pranojë kthimin e mjeteve dhe fondeve të plaçkitura nga Kosova?
-Të pranojë dënimin e të gjithë atyre që vranë, dhunuan, plaçkitën dhe rrëmbyen edhe kufomat e shqiptarëve për të fshehur gjurmët e gjenocidit?
-Apo çka tjetër nga ajo që është tepër e rëndë për shqiptarët “nuk do të jetë e lehtë për Serbinë”?

Edhe sikur mos të kishte asnjë arsye tjetër, kjo deklaratë e tij do të mjaftonte të mos i jepet besimi për të udhëhequr më procese të tilla të rëndësishme për vendin, pa marrë parasysh funksionin që ka aktualisht në kuadër të institucioneve të Kosovës. Kjo është e vetmja rrugë që të parandalohet nënshkrimi i vendimeve të “vështira për Kosovën!”, ka shkuar Sherifi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …