Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovës, Bilall Sherifi i është përgjigjur shefit të Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca lidhur me gjuajtjen me armë të ministrit, Dardan Gashi. Sherifi gjuajtjen me armë në odë, ku kishte “mish e raki” e krahasoi me problemet e brendshme në Vetëvendosje. “Glauk Konjufca tha se yndyra, mishi dhe rakia i ka çuar peshë, dhe kanë gjuajtur me armë. Rakia të çon më pak peshë se bari – që kanë thënë se ju ka çuar në orgji seksuale…Mos e teproni, së paku atë që kemi dëgjuar këto dy javë ua kanë hequr të drejtë”, tha Sherifi. Ai më tej tha se çështja e barit e orgjisë është thënë nga vet aktivistët e Vetëvendosjes. Këtë e kanë thënë aktivistët e juaj”, tha Sherifi, në seancën ku po diskutohet rasti i gjuajtjes me armë i ministrit Dardan Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …