Ish-deputeti i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka reaguar ndaj letrës së Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, drejtuar Asamblesë Parlamentare, ku thuhet se Qeveria e Kosovës po punon për draftin e Asociacionit në këmbim të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Sherifi thekson se ka kaluar koha kur Asociacioni mund të shkëmbehej me njohje reciproke nga Serbia dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë Këshillin e Evropës dhe madje edhe Kombet e Bashkuara. Sipas tij, tani themelimi i Asociacionit po ofrohet vetëm për pranim në Këshillin e Evropës dhe as kjo nuk është e sigurt. Iku koha kur Asociacioni mund të shkëmbehej me njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia që për pasojë me automatizëm Kosova do të pranohej në Këshillin e Evropës, do të njihej nga 5 shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur dhe me shumë gjasë edhe anëtarësim në OKB.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …