Kryeministri Kurti, njoftoi në “Ditën e Forcës” se është vendosur për themelimin e një komisioni që do të vlerësojë dhe nxisë procedurat për hapjen e një fabrike për prodhimin e municionit dhe një laborator për dizajnimin e dronëve. Ky njoftim ka ngjallur reagime në skenën politike, ku një nga kritikët ishte Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, tha se kjo ide, tash në fund të mandatit, po lansohet për përfitime politike. Nuk u kuptua ende nëse kjo do të jetë një ndërmarrje private apo një investim shtetëror,” deklaroi Sherifi. Nisma e qeverisë mund të ketë një motiv politik, duke e cilësuar si përpjekje për të tërhequr vëmendjen e mbështetësve dhe për të shpërqendruar publikun nga akuzat ndaj qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
Profesori, Eduard Joseph, ka kritikuar qasjen e Amerikës dhe të BE-së ndaj dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
Profesori dhe eksperti për çështjet e Ballkanit, Eduard Joseph, ka kritikuar qasjen e Amerikës dhe …