Nisma Socialdemokrate e quan hipokrite Qeverinë Kurti e cila nuk po vepron në mbrojtje të krerëve të UÇK-së

Bilall Sherifi: Kur ishte në opozitë, Vetëvendosja e konsideronte tradhti kombëtare edhe asociacionin me njohje formale

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar ndaj deklaratës se kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se marrëveshja e vitit 2013 ka qenë e mirë. Ai ka shkruar se kur ishte në opozitë, Vetëvendosja e konsideronte si tradhti kombëtare edhe asociacionin  me njohje formale. Tani kur ata janë pushtet asociacioni i vitit 2013 pa njohje formale po ju duket mjaft  i mirë. Tashmë përfundimisht është e qartë që  qeveritarët e Kosovës hallin nuk e kanë të mbrojnë vendin  nga tradhtitë e qeverive të mëparshme, por vetëm mbrojtjen e pushtetit të tyre, ka shkruar  sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …