Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka bërë me dije se platforma e Kosovës për dialog, e cila dje është miratuar në Kuvend nuk lë vend për kompromis në kurriz të Kosovës. Ai ka shkruar se kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka të drejt kur i është ankuar diplomatit amerikan David Hale se kjo platformë nuk lë vend për kompromis. Është plotësisht e kuptueshme arsyeja e kundërshtimit që Presidenti i Serbisë i bën platformës që nuk lë vend për kompromis në kurriz të Kosovës! Mirëpo, ajo që është e vështirë të kuptohet në lidhje me platformën në fjalë ka të bëjë me faktin se një numër deputetësh bojkotuan miratimin e saj ndërsa forca të caktuara të opozitës refuzojnë që të jenë pjesë e kësaj platforme. Sidoqoftë, me miratimin e Platformës për dialog me Serbinë Kuvendi i Kosovës ua bëri me dije të gjithëve se ka përfunduar një herë e përgjithmonë koha kur në dialog shkohej me “duar në xhepa”! Tani është koha e bashkimit përreth kësaj Platforme në interes të Kosovës!
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …