Bilall Sherifi thotë se koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun zgjedhor dhe do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm

Bilall Sherifi: LDK, dhe PDK e kanë refuzuar ftesën për të bashkëpunuar në një listë zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka zbuluar se LDK, dhe PDK e kanë refuzuar ftesën për të bashkëpunuar me ta në një listë zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme. Sherifi tha se Nisma dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ishin të hapur për një bashkëpunim me dy partitë opozitare. Ai bëri të ditur se Famir Limaj ka kërkuar një front të përbashkët të opozitës për të ndërruar qeverinë, por kërkesa është refuzuar publikisht nga PDK-ja dhe LDK-ja. Kemi marrë përgjigje publike se ata duan të ecin vetëm, e kemi respektuar këtë vullnet, por nuk është se ka munguar gatishmëria, kemi qenë shumë të përkushtuar për këtë drejtim, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …