Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi ka shkruar se sikur Hoti të mos kishte shtruar çështjen e “përgjegjësisë para qytetarëve” as që do t’i ishte përgjigjur atij sepse për shqetësimet që ngre në postimin e tij thotë se janë duke debatuar qe disa seanca të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës. “Zoti Hoti mendon se qytetarët e Kosovës kanë kujtesën e shkurtër dhe kanë harruar se në kohën kur Nisma për Kosovën hoqi dorë nga të gjitha funksionet udhëheqëse në koalicionin pas zgjedhor të VLAN-it vetëm e vetëm që t’i ndalej Hashim Thaçit mundësia që të vazhdojë rrënimin e shtetësisë së Kosovës, LDK-ja prishi VLAN-in vetëm për postet qeveritare që u ofroi PDK-ja e Hashim Thaçit. Para se të përpiqet t’u veshë përgjegjësinë të tjerëve për pushtetin që ka marrë Hashim Thaçi, zoti Hoti duhet të jetë i vetëdijshëm se populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë se LDK-ja bëri çdo gjë që kishte në duart e veta për t’i imponuar Kosovës Hashim Thaçin për president”, ka shkruar Sherifi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …