Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi është shprehur i bindur se Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nuk do të kalojë në Kuvend për ratifikim, pasi, edhe nëse do të sillej në Kuvend, marrëveshja nuk do të merrte as 70 vota. Duke folur për rikthimin e Nismës në Kuvend, Sherifi e ka quajtur sukses bojkotimin e seancave si kundërshtim për demarkacionin me Malin e Zi dhe marrëveshjen e Asociacionit të komunave serbe. “Marrëveshja e demarkacionit është çështje e kryer. Qeveria u detyrua ta heqë nga rendi i ditës. Kërkesa jonë mund të konsiderojmë se është realizuar dhe marrëveshja nuk do të kalojë më në Kuvend për ratifikim. Mund ta kthejnë në Kuvend, por ky version i demarkacionit nuk mund t’i mbërrijë as 70 vota, e lëre më 80 vota”, ka shtuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …