leoni

Bilall Sherifi

Bilall Sherifi: Qeveria duhet ta ketë të qartë se nuk i ka votat për demarkacionin

Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa ka dy alternativa.  E para, të pranojë faktin që shumica e deputetëve nuk e votojnë këtë versionin aktual të marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, dhe e dyta, të heqë dorë së përfaqësuari këtë shumicë që nuk ia voton projektet e tij, në mënyrë që  t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja. Sherifi thotë se kryeministri Mustafa po bëhet nervoz sepse deputetët nuk i ka në shumicë në anën e tij. Ai bëhet nervoz dhe nuk ngurron që edhe t’i akuzojë të gjithë ata deputetë që nuk mendojnë sikur ai, ka shkruar Sherifi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …