Sherifi: Nisma nuk është kundër zgjerimit të qeverisjes me të gjithë ata që janë të interesuar të kontribuojnë

Bilall Sherifi reagon pas paralajmërimeve të Kurtit se do të kërkojë mobilizim për të dërguar vendin në zgjedhje

Deputeti i Nismës Socialdemokrate Bilall Sherifi, ka reaguar pas paralajmërimeve të kreut të Vetëvendosjes se do të kërkojë mobilizim popullor për të dërguar vendin në zgjedhje të reja. “Mjafton të jesh në pushtet që Albin Kurti të të shpallë “hajn”, “kriminel”, “tradhtar” madje edhe “argat i Serbisë”.“Sapo të “zbresësh” nga pushteti ku ke “vjedhë”, ku “ke tradhtuar interesat e vendit duke bërë argatin e Serbisë”, ai të vjen në shtëpi dhe të ofron PARTNERITET për të ardhur së bashku në pushtet! Hipokrizia nuk ka brirë”, ka shkruar Sherifi.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …