Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi thotë se Kosova nuk duhet të rrëshqas në dialog teknik

Bilall Sherifi thotë pozitë e opozitë duhet të bëhen bashkë jo për ta depolitizuar arsimin, por për ta departizuar atë

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka ngritur dilema nëse seanca e djeshme plenare është thirrur për të debatuar për punën e ministrisë në këto dy vite, apo për të numëruar dështimet në sistemin e arsimit në 20-30 vitet e fundit. Ai ka thënë se qeveria ka miratuar një plan për arsim dhe debati do të duhej të orientohej në atë se çka ka bërë ministri Bytyqi në këto dy vite. Sherifi thotë se kjo seancë ka filluar dhe po përfundon me goditje të ulëta e pseudofakte dhe me grumbullim të dështimeve për 20 vite duke i përmendur në një seancë. Sekretari i Përgjithshëm i Nismës ka propozuar hartimin e një strategjie nacionale se si do të zhvillohej arsimi në të gjitha nivelet në 5-10 vitet e ardhshme. Ai ka shtuar se të gjithë bashkë duhet bëhen jo për ta depolitizuar arsimin, por për ta departizuar atë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …