Bilall Sherifi, deputeti i Nismës, shpreh neveri dhe indinjatë duke iu referuar britanikut, Malcolm Simmons, kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it, i cili në një intervistë për gazetën franceze, “Le Monde”, ka deklaruar se akuzat e ngritura në vitin 2012 ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Fatmir Limajt janë të motivuara politikisht. Ne që kemi qenë afër zotit Limaj nuk kemi dyshuar që këtu bëhet fjalë për një komplot. Tani duhet të bëhet e ditur se kush janë ata që i kanë futur duart edhe në sistemin ndërkombëtar të drejtësisë, ka thënë Sherifi. “Ajo që kemi thënë vazhdimisht është se prokurorët kanë përgjegjësinë më të madhe në vendin tonë pasi kanë një pushtet të jashtëzakonshëm për të filluar procese por ata po e shkatërrojnë jetë të njerëzve. Rasti i Limajt duhet të jetë shembull që të mos fillohen rastet të cilat mund të shkatërrojnë familjet. “Titujt e gazetave mbushen me lajme ku njerëzit akuzohen për korrupsion dhe kur e marrin pafajësinë ka vetëm disa tituj të vegjël”, ka thënë Sherifi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …