Bilall Sherifi

Bilall Sherifi: Vetëvendosja hoqi maskën, nga patriote doli grabitqare

Sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi  ka mbajtur një konferencë për media, ku ka demaskuar hipokrizinë, dyfytyrësinë, moralin e dyfishtë të Lëvizjes Vetëvendosje, të atyre që pretendojnë dhe proklamojnë një fillim të ri, që në fakt nuk paraqesin asgjë më shumë së sa një vazhdim i të keqes në mënyrën e vet dhe në variantin e tyre. Në këtë konferencë, ku fillimisht është shfaqur një video për të sjellë në kujtesë deklaratat e anëtarëve të Vetëvendosjes  në KQZ lidhur me votat e ardhura nga Serbia, sekretari Sherifi tha se, arsyeja se pse po dalim para qytetarëve është fakti se përderisa Vetëvendosja ishte e kënaqur me 29 mandate që ia kishte dhënë populli, i refuzonte votat e ardhura nga Serbia, të cilat dikur i quante të paligjshme, kontrabandë, ndërsa në momentin kur e pa që përmes këtyre votave nga Serbia mund të grabis mandate të huaja, 6 mandate të Nismës, ku 3 nga to ti merrte ajo, Vetëvendosja hoqi maskën, nga patriote doli grabitqare.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …