Gazeta gjermane, Bild, shkruan se ekspertët e Ballkanit, po paralajmërojnë se kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, po planifikon një luftë të re në Ballkan, para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian dhe sipas tyre kjo do të ndodhë në Kosovë. Putin do të krijojë një fushë të dytë beteje në Ballkan përpara zgjedhjeve evropiane me ndihmën e presidentit serb”, shkruan Bild. Eksperti serb Jakov Devçiq, kreu i zyrës së jashtme të Serbisë Malit të Zi të Fondacionit Konrad Adenauer, të lidhur me CDU, tha se ka rryma të qarta pro-ruse në peizazhin politik serb dhe kjo u pa edhe në marrëveshjet e bashkëpunimit nënshkruar mes Serbisë dhe Rusisë që pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …