20 vjetori

Bill Clinton: Jam i lumtur që isha i bashkuar në betejën kundër spastrimit etnik të Kosovës

Në shënim të 20 vjetorit të çlirimit të vendit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është mbajtur tubim qendror. Në këtë ngjarje përpos mijëra qytetarëve kanë marr pjesë edhe personalitete të ndryshme të jetës politike e ushtarake nga vendet mike të Kosovës dhe nga rajoni.

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi fjalën e tij e filloi me falënderimin ndaj mysafirëve të pranishëm në këtë ngjarje. Ai tha se 12 qershori shënon një ngjarje të rëndësishme për të gjithë ne dhe kjo ditën shënon rilindjen e të gjithë neve, e një jete me të re. Vendimi i aleatëve tanë ndërkombëtar në pranverën e vitit 1999 për ta ndaluar të keqën në Kosovë ka qenë vendim i drejtë dhe i duhur. Por edhe në liri bota e qytetëruar ishe me ne për ta ndërtuar një Kosovë të re. Dhe më në fund ne e shpallem pavarësinë me 17 shkurt 2008. Kryetari Thaçi theksoi se ne jemi evropian dhe populli me pro amerikan në botë që synojmë anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare. Nuk mund ta harrojmë spastrimin etnik dhe gjenocidin por ne nuk do të ndalemi në rrugëtimin e shtet-forcimit dhe integrimit si shtet.

Ndërsa ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright, tha se lufta në Kosovë ka qenë në mes forcave barbare dhe Aleancës. Fushata e jonë ishte e vendosur në funksion të drejtësisë. Neve i treguam botës së diplomacia dhe forca veprojnë sebashku. Ajo evokoi kujtime nga vizita në kampet e refugjateve shqiptarë në Maqedoni dhe dëshirën e të zhvendosurve për t’u kthyer në vatrat e tyre. Dhe me në fund ky vend u bë i lirë, pra para dy dekadave ju e dëshmuat dëshirën për paqe dhe demokraci. Ne asnjë herë nuk do të ju harrojmë ndërsa e ardhmja ju takon juve, tha ajo.

Kurse ish-kryetari Clinton tha se sot dëshiroj të flas për të ardhmen me shumë por me një rrefim për të kaluarën. Më pëlqen dhe e dua këtë vend, jam i lumtur që isha më ju i bashkuar në betejën kundër spastrimit etnik. Më kujtohen fytyrat e qytetarëve kur isha këtu para 20 viteve, 79 ditët e luftës mund ta kenë fituar luftën por qytetarët e Kosovës mund ta fitojnë paqen. Ai kërkoj nga qytetarët e vendit që të jenë mirënjohës dhe për këtë e përgëzoj popullin e Kosovës për tolerancën etnike por porositi që të mos e harrojnë të kaluarën. Keni mjaftë punë për të bërë por mendoni çfarë keni përjetuar, ju keni luftuar ju keni arritur një demokraci që duhet ta mbani, tha ndër të tjera ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …