Bill Clinton ka mbajtur fjalimin e tij të parë në Tiranë. I emocionuar, Clinton u shpreh se nuk ka fjalë për të përshkruar gjithë pritjen unike që i është bërë sot nga populli shqiptar. Ai falënderoi në mënyrë të veçantë Kryeministrin e vendit Edi Rama për fjalimin hapës dhe faktin që përmendi kontributin e ish-Presidentin amerikan në çlirimin e Kosovës. Clinton në fjalën e tij dha një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët: Është e rëndësishme të pranojmë se dallimet tona kanë rëndësi dhe të ndihemi të lirë, e të jemi në gjendje të dëgjojmë njëri-tjetrin, por mos të harrojmë se e vetmja mënyrë me të cilën do të lejohen të gjithë të kenë zërin e tyre është nëse e themi fort se të qenit njerëz dhe humanizmi vlen më shumë. Dua po kështu, t’i them faleminderit kryeministrit për fjalët e tij për politikën e qasjen time, për mua është e rrënjosur se çfarë është rruga politike. Kur dëgjoj shumë gjëra që thuhen në Amerikë e në botë që kanë synim të na përçajnë, për të justifikuar një trajtim që është i padrejtë, kur e pashë të ndodhte në Kosovë e Bosnje gjithë ato vite më parë, e pashë të ndodhë si djalë i ri në vendlindjen time, për fëmijët që u mohohej të shkonin në shkollë për shkak të racës së tyre, sa herë e kam parë këtë gjë në jetën time shumë të gjatë, kurrë nuk ka pasur lidhje me të vërtetën, por është bërë për të fituar pushtet nga ata njerëz që shtyjnë kufijtë dhe mendojnë se Zoti ka krijuar njerëz të epërm.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …