Profesori dhe analisti Binak Maxharraj ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë për marrëveshjen e fundit me Serbinë, lidhur me nxjerrjen e litiumit. Maxharraj vuri në dukje se kancelari gjerman, Olaf Scholz, nënshkroi një memorandum me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për partneritet strategjik në minierën më të madhe të litiumit në Evropë, e cila ka sjellë një produkt bruto prej mbi 75 miliardë dollarësh për Serbinë në vitin 2023. Maxharraj e cilësoi këtë marrëveshje si një akt dyfytyrësie nga BE-ja, që favorizon interesat ekonomike të Serbisë në kurriz të Kosovës. Ai theksoi se ky veprim tregon se BE-ja e vlerëson më shumë Serbinë sesa Kosovën, pavarësisht historisë së dhunës dhe agresionit të Serbisë ndaj popujve të vegjël të Ballkanit, përfshirë shqiptarët. “Kjo marrëveshje është dëshmi e dyfytyrësisë së BE-së ndaj Kosovës, duke favorizuar Serbinë çetniko-neofashiste,” tha Maxharraj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …