Kryeministri i Turqisë, Binali Jëldirim ka deklaruar se Qeveria e tij, në mënyrë zyrtare i ka dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kërkesën për ekstradimin e kryetarit të organizatës FETO/PDY, Fethullah Gylen, duke i dërguar edhe materialin e dokumentuar, të cilin e ka kërkuar Uashingtoni. “Kryetari ynë, Rexhep Tajip Erdogan dhe unë si kryeministër, i kemi bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të ekstradojë kreun e terrorizmit dhe kemi dorëzuar kërkesën zyrtare. Ata tani po na kërkojnë t’ iu dërgojmë edhe faktet. A duhet kallauz për fshatin që shihet? ka thënë z. Jëldirim, duke saktësuar se Uashingtonit iu ka dorëzuar materiali, i cili e lidh Gylenin me përpjekjet për grusht shtet në Turqi. Në anën tjetër do t’i pyesnim miqtë tanë amerikanë, a kanë kërkuar ata fakte më 11 shtator të vitit 2001, kur u rrënua Kulla Binjake? A kanë pasur fakte kur i dërguan të dyshuarit për terrorizëm në Guantanamo? Jëldirim ka saktësuar me këtë rast se gjatë përpjekjeve për grusht shtet është bombarduar Kuvendi i Turqisë e populli dhe kjo ka ndodhur për herë të parë në Turqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …