Kryeministri Binali Jëlldërëm, në vlerësimin e parë që i bëri ngjarjes tha se një grup ushtarakësh jashtë zinxhirit komandues ndërmori nismën për tentativë (për grusht shteti), por qeveria,- shtoi ai,- nuk ka do ta lejojë një gjë të tillë. “Populli ynë ta ketë të qartë se nuk do të lejohet asnjë veprim që do të dëmtojë demokracinë. Qeveria e zgjedhur nga qytetari është në krye të detyrës. Dhe largimi i kësaj nga detyra bëhet vetëm e për vetëm me vullnetin e popullit. Populli ta dijë mirë se autorët e kësaj orvatjeje, ata që kanë bërë këtë çmenduri do ta paguajnë shtrenjtë. Ta dijë se ne (qeveria) nuk do të lejojmë tentativa të tilla. Populli të jetë i qetë”, tha Kryeministri Jëlldërëm. Menjëherë pas thirrjes së Presidentit populli doli në rrugë për të manifestuar dhe i doli për zot demokracisë. Qytetarët i kapën me duart e tre anëtarët e grupit që ndërmori këtë tentativë dhe ia dorëzoi policisë. Në TRT, sipas raportimit të sotshëm të të cilit qe detyrua me forcën e armëve të publikojë një komunikatë pirate, transmetimet u rikthyen në normalitet. Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman i thirri deputetët në seancë të jashtëzakonshme. Kryetari i Partisë Popullore Republikane Kemal Kılıçdaroğlu dhe Kryetari i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste Devlet Bahçeli deklaruan se “respektojnë vullnetin e lirë të qytetarëve dhe e cilësojnë si të papranueshme tentativën në fjalë”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …