Disa biseda të siguruara nga platforma WhatsApp mes Albin Kurtit, Dejona Mihalit, Nagip Krasniqit dhe Artane Rizvanollit kanë zbuluar kontrollin e plotë të kryeministrit të Kosovës mbi shërbyesit e tij, duke përfshirë edhe ndihmën e tij për ndërmarrjen e KEK-ut. Në këto biseda, Kurti është vetë zbuluar duke urdhëruar shkarkime dhe pastrime brenda Korporatës Energjetike të Kosovës, duke sugjeruar një veprim të menjëhershëm për të larguar, ata që nuk ishin besnikë ndaj pushtetit të tij. Bisedat janë pjesë e një hetimi penal që ka çuar në dy aktakuza për korrupsion ndaj Nagip Krasniqit, ish-kryeshefit të KEK-ut. Komunikimet përfshijnë diskutime mbi prishjen e një konzorciumi të kontraktuar për rinovimin e Termocentralit “Kosova A” dhe udhëzime nga Kurti për të larguar personat që dyshohen për keqpërdorim të pushtetit dhe përfshirje në tenderë të dyshimtë. Këto komunikime hedhin dritë mbi ndikimin e Kryeministrit në menaxhimin e institucioneve të shtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti Albert Krasniqi, ka folur për aferat korruptive në Qeverinë-Kurti, ku është implikuar vetë kryeministri
Analisti Albert Krasniqi ka folur për aferat korruptive në qeverinë Kurti. Ai ka bërë me …