leoni

Bisedë në studion e TV-Diellit me drejtorin e ansamblit, "Zëri i Bilbilit" z. Sinan Ahmeti

Bisedë në studion e TV-Diellit me drejtorin e ansamblit, “Zëri i Bilbilit” z. Sinan Ahmeti

Sinan Ahmeti: Shteti duhet të kujdeset ta ruajë polifoninë shqiptare, e cila nuk është më aq e përhapur sikur ishte dikur, kur  ishte e pranishme po thuajse në të gjitha fshatrat  e vendit, pasi  tani fshatarët po ikin drejt qyteteve dhe fshatrat po boshatisën, bashkë me këtë edhe polifonia, mënyra e këndimit më arkaik që njeh muzikologjia e përgjithshme.

Më 12 maj në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, me aktivitete tematike e kulturore u përmbyll, “Java e Sarandës në Prishtinë”. Në pjesën e dytë të programit prezantues u shfaq një koncert i parur artistik  me këngë e valle, nga Ansambli folklorik, “Zëri i Bilbilit” me këngëtarë dhe interpretues  të dalluar të muzikës burimore shqiptare.

Për të folur lidhur me këto aktivitete, redaktori i Kulturës në TV-Dielli, profesor  Isuf Ismaili, ka biseduar me udhëheqësin e ansamblit, z Sinan Ahmeti,  lidhur me aktivitetin e shumanshëm të këtij ansambli prej themelimit në vitit 2002 e deri tani kur  pritet të shënojë edhe 20-vjetorin e punës dhe aktiviteteve të shumta muzikore e kulturore.

Sinan Ahmeti ka treguar me këtë rast se, “Zëri i Bilbilit” është grupi polifonik i themeluar në Sarandë, në vitin 2002. Ai vetë ishte edhe nismëtari i parë i Grupit të dikurshëm polifonik  i cili tani është një ansambël shumë i suksesshëm që përfaqëson dhe paraqet para publikut  vlerat artistike dhe historike të polifonisë shqiptare, si një nga format më të hershme të muzikës para antike, në Ballkan e më gjerë, por edhe këngë e valle, solo, duet, grup etj.

Me koncertet folklorike  që shfaq në rrethet e vendit por edhe në Kosovë, Maqedoni  e në vende të tjera ai ndihmon në trasmetimin gojor dhe viziv të vlerave shpirtërore të krijuara nga populli nëpër shekuj. Gjate kësaj kohe grupi folklorik ka dhënë koncerte duke përfaqësuar Sarandën në festivalet folklorike. Gjirokastër, Peshkopi, Kukes, Vlorë, Kosovë, Mal të Zi, Tetovë, Janinë, Korfuz, Hungari, Çeki, Sllovaki. Grupi ka dhënë koncerte në Sarandë, Ksamil, Delvinë dhe Përmet, vetëm dhe në bashkëpunim me grupet folklorike të Gjirokastrës dhe Delvinës, si dhe me solisten e Ansamblit Shtetëror të këngëve dhe valleve Mjeshtren e Madhe Irini Qirjako dhe valltarët e Ansamblit me Mjeshtrin e Madh Rexhep Çelikun.

 

Grupi Polifonik “Zëri i Bilbilit” është vlerësuar me çmim të parë në Festivalin e këngës për Çamërinë Sarandë 2007. Grupi ka marre dy cmime ne festivalin burimor ne Mal te Zi 2009 për interpretim te mire te melodise me longar dhe valltarit me te mire.Eshte vleresuar me cmim te trete ne Kosove. Me cmim te pare ne festivalin Bylis Mallakaster 2010.Me cmime special ne Tetovë Maqedoni, dhe dy cmime per intepretim te mire te kenges dhe melodis me longar 2010. Ne muajn shtator është vleresuar me cmim special ne festivalin e Drenasit 2010 Kosove.

Ne muajin tetor 2010 u vleresua me cmimin special ne festivalin e Odes Dibrane per kengen humoristike ”Burri ime porte me porte”.Ne muain Qershor 2011 ne festivalin e camerise u vleresuam me cmimin e dyte. ne festivalin e peste te valles e kenges came per interpretim me mjeshteri te rralle.

Ne nëntor 2011 ne festivalin e ”Odes Dibrane” u vlersua me cmime te trete. Ne muajin Qershor 2012 ne festivalin Bylis Mallakaster vleresuam me cmimin e dyte per kontribut te shquar ne zhvillimin dhe interpretimin e kenges polifonike.

Dhe ne vitin 2012 me rastin e 10 vjetorit te grupit Shoqata Labëria e ka nderuar me Diplome mirenjohja e laberise per kontribut te shquar te panderprere ne hulumutimin, levrimin e trasmetimin e kenges polifonike labe, perçues te brezat e rinj pjesmarres e laurant me cmime ne festivale te ndryshme kombetare brenda dhe jashte vendit.

Ne muajin Tetor 2016 ne festivalin Bylis Mallakaster vleresuam me cmimin e dyte per kontribut te shquar ne zhvillimin dhe interpretimin e kenges polifonike.Dhe cmim special per femijet pert intrepetim te larte te brezit te ri. Ne vitin 2016 Akademia Alternative Pegasiane i ka dhenë titullin e lart pegasian me motivacion i shquar ne konkurimet kombetare dhe nderkombetare ne folkloristik duke evidentuar vlerat dhe traditat me te mira te saj.

Ne vitin 2017 “Shoqata polifonia shqiptare” me rastin e 15 vjetorit i ka dhënë  “Një diplomë” Ansamblin ”Zëri i Bilbilit” për ruajtjen dhe transmetimin të këngës polifonike labe, për pjesëmarrje dhe interpretim me nivel të lartë artistik.(Vikipedia)

 

Gjatë intervistës së tij në TV-Dielli dhe në valët e Radios-Kosova e Lirë, Sinan Ahmeti  ka folur lidhur me fatin e këngës burimore,  veçmas të polifonisë shqiptare, e cila dikur ishte  jashtëzakonisht e pranishme dhe ishte në mbrojtje të Shtetit, shfaqej në çdo fshat dhe në kudo në festivale, sidomos në Festivalin e Gjirokastrës, që ishte ngjarje kulmore, artistike e muzikore për mbarë Shqipërinë e më gjerë për trojet shqiptare në Ballkan.

Tani muzika folklorike ka ngelur në  vullnetin dhe entuziazmin  e këngëtarëve idealistë, të cilët pavarësisht vështirësive dhe mungesës financiare nga Shteti, po arrijnë ta mbajnë gjallë muzikën burimore sepse, “muzika përveç  kënaqësisë që i sjellë dëgjuesit e shikuesit në skenë,  ajo plotëson shijet me të cilat jemi mësuar, pasi është njëlloj “ushqimi shpirtëror”. Ajo është prodhim  i  jetës artistike të shoqërisë dhe duke qenë e tillë ndikon shumë dhe në shpirtin e njeriut por edhe të shoqërisë njerëzore në përgjithësi. (A. Q. )

(Bisedën me Sinan Ahmetin e zhvilloi, redaktori i Kulturës në TV-Dielli, profesor, Isuf Ismaili. Më gjerësisht shiko videon…)

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI: Intervistë me poetin Fejzi Murati, “ Nderi i qytetit ” të Kuçovës, ish-mësues letërsie

Intervistë me poetin Fejzi Murati, “ Nderi i qytetit ” të Kuçovës, ish-mësues letërsie: – …