leoni

Bisedë në studion e TV-Diellit me veprimtarin, mësimdhënësin e historisë, këngëtarin dhe njohësin e polifonisë shqiptare, Xheladin Beqiri

Bisedë në studion e TV-Diellit me veprimtarin, mësimdhënësin e historisë, këngëtarin dhe njohësin e polifonisë shqiptare, Xheladin Beqiri

Xheladin Beqiri, është nipi i Xheladin Beqirit, me origjinë nga Karadaku i Gjilanit, hero i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, i cili jetoi,  veproi  dhe ra trimërisht, më 6 qershor të vitit 1944, “në Betejën e Qafës së Gjarprit, te Guri i Prerë”, në luftime të ashpra që asokohe  u zhvilluan midis forcave gjermane dhe atyre  partizane.

Xheladini, në fillim të bisedës në studion e TV-Diellit, foli për familjen, veçmas për gjyshin hero, jeta dhe veprimtaria e të cilit ka qenë burim frymëzimi për të, familjen, të afërmit  dhe brazat atdhetarë.  Pastaj rrëfen për  familjen e tij, në vitin 1934, në kohën kur Serbia despotike  kishte intensifikuar  dhunën, terrorin dhe vrasjet masive të shqiptarëve, në trojet e pushtuara,  me qëllim që të shpërnguleshin për në Turqi. Xheladin Beqiri, pasi kishte vrarë serbin që donte t ia rrëmbente pasurinë,  kishte kaluar kufirin dhe pas një rrugëtimi nga një vend në tjetrin, ishte vendosur në fshatin Nivicë të Kurveleshit, ku edhe ka jetuar deri në ditën e rënies.

Por edhe në Shqipëri, Xheladini, nuk kishte gjetur qetësi, meqë e ndiqnin grekët e italianët. Me kohë iu kishte  bashkuar  çetës partizane të Kurveleshit, në vitin 1942. Pastaj emërohet komandant i çetës ‘’Harjedin Tremishti’’ku  komisar ishte Asim Zeneli.

Me krijimin e Brigadës Parë Sulmuese emërohet zëvendës-komandant i Batalionit Parë. Duke parë aftësitë e tija si organizator e luftëtar i zoti, si një strateg i lindur, Xheladin Beqiri (Karadaku) emërohet komandant i batalionit të pestë të Brigadës Parë Sulmuese. Ai bëhet krahu i djathtë i Mehmet Shehut, fill pas kthimit nga kongresi i Përmetit ku ishte pjesëmarrës si delegat atje. Në betejën e Qafës së Gjarprit e Guri i Prerë, në luftime të ashpra që u zhvilluan aty trup me trup midis forcave gjermane e ato partizane më 6 qershor të vitit 1944, dhanë jetën 32 partizanë e partizane në lulen e rinisë për lirinë e Shqipërisë. Midis tyre edhe biri i Kosovës, komandant Xheladin Beqiri (Karadaku), Hero i Popullit. Gjatë luftës për çlirimin e Shqipërisë nga okupatori nazifashist, ai mbajti pseudonimin ‘’Karadaku’’ emrin e malit Karadak të vendlindjes. Në qafën e Gjarprit janë dy lapidarë, njëri është ngritur pikërisht atje ku u vra Xheladini i rënë në vitrin 1944 Edhe në Nivicë në qendër të fshatit qëndron kryelartë busti i Heroit të Popullit, Xheladin Beqiri (Karadaku), atje në zemër të Labërisë trime…

 

Gjatë bisedës në Studion e TV-Diellit, Xheladin Beqiri ka sjellë edhe shumë të dhëna të tjera familjare për babanë, nënën, familjen, kushtet e jetës, shkollimin dhe dukimin  në Shqipërinë Socialiste të kohës dhe respektin që kishte treguar populli i asaj ane, por edhe pushteti, për këtë familje atdhetare.

I shkolluar dhe i edukuar në frymën atdhetare dhe revolucionare të kohës, i patundur në bindjet e tij realiste, duke qenë pjesë e rinisë së Atdheut që ishte mobilizuar në të gjitha frontet e jetës për ndërtuar dhe përparuar vendin, ai shquhet në mesin e intelektualëve që me kohë kanë krijuar kredon intelektuale, emancipuese dhe nuk janë bërë, as bëhen dot pre e ndërrimeve e ndeshtrashave  dhe animeve politike.

Duke qëndruar gjithnjë vertikalisht, me besim të patundur në idealet përparimtare, Xheladini  me kohë ka krijuar kredon e tij intelektuale në të gjitha fushat e jetës ku ka punuar dhe punon, ku ka zhvilluar aktivitet të shumanshëm si gjatë  punës në arsimimin e brezave, pastaj punën profesionale në Radio-Televizionin e Shqipërisë, angazhimin në aktivitetet  kulturore dhe në të gjitha segmentet me të cilat ndërlidhet veprimtaria e tij gjithanshme. Aktualisht punon në Muzeun  Sarandës  dhe është pjesëtar i ansamblit, “Zëri i Bilbilit”, në këtë qytet shumë të bukur të Shqipërisë.

Ai i ka mbetur besnik traditës afirmative, realiste  në trajtimin me korrektësi përgjegjësi të së kaluarës, e cila kishte zgjuar shqiptarët duke i shkundur nga robëria shumë shekullore e së kaluarës, duke i bërë pjesë në ndërtimin e vendit me forca të veta, pa pranuar diktat e nënshtrim, por duke i besuar fortë forcës së një populli me një fat tragjik historik por gjithnjë dhe në çdo rrethanë i pamposhtur për ta ruajtur, identitetin, gjuhën, traditën, kulturën dhe të gjitha segmentet e saj…

Xheladin Beqiri është njohës i shquar edhe i muzikës polifonike shqiptare, një mënyrë shumë  e vjetër e këndimit autentik shqiptar, por edhe interpret i shkëlqyer i kësaj kënge, i frymëzuar me  traditën e saj sidomos  nga dajat, nga famëmadhi i këngës polifonike shqiptare, Golik Jaupi e të tjerë.

Gjatë bisedës në studion e TV-Diellit, Xheladin Beqiri ka folur për shumë segmente të jetës dhe veprimtarisë së tij sidomos për aktivitetet e shumta kulturore që ka zhvilluar dhe në të cilat edhe aktualisht është shumë aktiv. ( A. Q.)

(Bisedën në studion e TV-Diellit me Xheladin Beqirin e ka zhvilluar redaktori i kulturës, profesor, Isuf Ismaili). Më gjerësisht klikoni këtu…

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI: Intervistë me poetin Fejzi Murati, “ Nderi i qytetit ” të Kuçovës, ish-mësues letërsie

Intervistë me poetin Fejzi Murati, “ Nderi i qytetit ” të Kuçovës, ish-mësues letërsie: – …