Në dy tri vitet e fundit pavarësinë e Kosovës e kanë njohur vetëm pak shtete, të cilat nuk kanë kurrfarë ndikimi në politikat ndërkombëtare, ndërsa gjatë vitit të fundit vendin tonë nuk e ka njohur asnjë shtet i botës. Shkak i stagnimit të procesit të njohjeve janë bisedimet e Kosovës me Serbinë, në Bruksel si dhe krijimi i bindjes se pavarësia e vendit tonë ka qenë e ngutshme dhe e njëanshme. Kosovën nuk e kanë njohur as pesë shtete të Bashkimit Evropian, nuk e njeh misioni i EULEX-it dhe ai i UNMIK-ut, i cili po kërkon të ringjallet prania e këtij ish-misioni duke u mbështetur në kornizat e rezolutës së 1244 KS të OKB-së. Pavarësisht lavd[ratave që zyrtarët tanë bëjnë para medieve dhe para qytetarëve kryerët institucionalë të vendit janë fajtorë kryesorë për ndërprerjen e procesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shtetet e botës. Për tetë vjet pavarësi, Kosovën e kanë njohur vetëm 111 shtete, ndërsa prej fillimit të bisedimeve me Serbinë e kanë njohur vetëm 12 shtete.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …