Bisedimet në Bruksel për çështjen e kodit telefonik të Kosovës kanë përfunduar pa sukses

Bisedimet në Bruksel në mes të delegacionit tonë dhe atij të Serbisë për çështjen e kodit telefonik të Kosovës kanë përfunduar pa sukses. Në komunikatën e lëshuar për medie nga zyra e ministres për Dialogun në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, thuhet se përkundër angazhimeve të delegacionit të Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian që çështja e telekomit të përmbyllet në këtë raund bisedime, kjo nuk është arritur. Më tutje në komunikatë thuhet se delegacioni i Kosovës ka mbrojtur qëndrimin që marrëveshja për telekomin duhet të bazohet në ligjet dhe kornizën rregullore të telekomunikacionit të Kosovës prandaj edhe zgjidhjet teknike zbatuese duhet të jenë plotësisht me ligjet e Republikës së Kosovës. Delegacioni i Serbisë është munduar që në disa çështje procesi i zbatimi të dalë jashtë ligjeve të Kosovës. Në këtë takim, pala serbe ishte jo serioze dhe kohë-pas-kohe konfuze dhe e pa pakoordinuar.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …