Udhëheqësja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko ka tërhequr vërejtjen se Serbia po shkon drejt territorializimit të çështjes serbe dhe se mundësia për një konflikt, është e madhe. Ajo ka theksuar më tutje se kjo varet edhe nga reagimi i Perëndimit. “Vuçiqi po flet në gjurmët e të gjitha këtyre deklaratave dhe analizave për faktin se një front i ri do të jetë i mundur në Ballkan, do me thënë, se Rusia do të përpiqet ta destabilizojë rajonin përmes akterëve të saj vendas. Për këtë flitet që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe rasti Banjska në fakt tregoi se ky potencial ishte i madh, se operacioni ishte shumë më i gjerë, por u pengua, u ndal dhe u parandalua një gjakderdhje dhe konflikt më i madh. Që atëherë, Perëndimi e ka ndjekur me shumë vëmendje atë që po ndodh, sepse kjo është vija e kuqe që nuk do ta kalojnë, nuk do të tolerojnë as Vuçiqin, as Serbinë sepse ajo kërcënon drejtpërdrejt sigurinë e vetë Europës. Pra, kjo është pika kritike që ka qenë gjithmonë gjatë Jugosllavisë dhe viteve ’90, dhe në vitin 1999. Është ajo pika kritike, strategjikisht nevralgjike që është shumë e rëndësishme për këtë pjesë të Ballkanit dhe për këtë arsye ka pasur një ndërhyrje që mos të përhapet konflikti në Maqedoni njëkohësisht, që me gjasë ishte një ide e Millosheviqit” ka thënë mes tjerash për The Geopost, aktivistja, Sonja Biserko.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …