I mbijetuari i masakrës në Burgun e Dubravës, veprimtari dhe drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Bislim Zogaj, ka bërë me dije se sot do të bëhet zbulimi i lapidarit i të rënëve dhe të mbijetuarve në masakrën e Dubravës. Duke filluar nga ora 12:00, do të bëhet zbulimi i lapidarit i ngritur në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së Burgut të Dubravës”, ka njoftuar Zogaj, i cili është pjesë e Këshillit organizativ. Hyrja në hapësirën e burgut të Dubravës do të fillojë nga ora 11:30, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …