Dëshmitari, Bislim Zyrapi, ka deklaruar në Gjykatën Speciale, në Hagë se nuk kishte autoritet të merrte masa ndaj Rrustem Mustafës – Remit, i cili nuk i kishte zbatuar këshillat e Shtabit të Përgjithshëm për të larguar forcat e tij nga një zonë në Podujevë. Zyrapi theksoi se Rrustem Mustafa kishte autoritet më të madh në atë zonë, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen ndaj tij. Kjo deklaratë e Bislim Zyrapit u bë gjatë kundër-pyetjeve të mbrojtjes së të akuzuarve. Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, pyeti pse Zyrapi nuk ishte në pozicion për të marrë masa kundër Remit. Prokurorja, Lason u fokusua në këmbënguljen e Remit për të mos tërhequr forcat e tij nga Podujeva, edhe pse kjo i ishte kërkuar nga Shtabi i Përgjithshëm. Gjatë seancës, Zyrapi u pyet edhe për një kërkesë që policia serbe të tërhiqej nga postblloqet pas një marrëveshjeje armëpushimi të njëanshëm. Zyrapi tha se nuk e mbante mend saktësisht detajet, por kujtohej për marrëveshjen për të liruar qarkullimin në rrugë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …