leoni

Bislim Zyrapi ka dëshmuar në Hagë lidhur me përgjegjësitë e Rexhep Selimit si Inspektor i Përgjithshëm i UÇK-së

Shefi i SHP të UÇK-së, tani dëshmitar i Prokurorisë së Gjykatës Special, në Hagë, Bislim Zyrapi ka dëshmuar në Hagë lidhur me përgjegjësitë e Rexhep Selimit si Inspektor i Përgjithshëm i UÇK-së. Aj sqaroi se përgjegjësitë e  tij përfshinin inspektimin e njësive, gatishmërinë dhe nivelin operativ të tyre, si dhe informimin e komandantit për çdo mungesë disipline. Gjatë dëshmisë, Zyrapi theksoi se Inspektorati i Përgjithshëm i UÇK-së nuk kishte zyrë të veçantë në Divjakë dhe se sektori shpesh lëvizte mes lokacioneve të ndryshme. Ai pohoi gjithashtu se personeli që shoqëronte Selimin nuk ishte gjithmonë i Policisë Ushtarake dhe se Selimi nuk kishte njësi të veçantë, por mund të përdorte Policinë Ushtarake kur lejohej nga komandanti. Zyrapi saktësoi  se Rexhep Selimi nuk kishte autoritet të marrë masa disiplinore, por vetëm të kontrollonte disiplinën, ndërsa masat disiplinore merreshin nga komandantët e zonave dhe të përgjithshëm. Ai gjithashtu sqaroi se Selimi kishte përdorur njësinë e Policisë Ushtarake për nevoja specifike, por jo për arrestime.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …