Deputeti i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi ka dhënë dorëheqje nga funksioni i deputetit të Kuvendit të Kosovës. Në letrën drejtuar kryekuvendarit, Kadri Veseli, ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Në njoftimin e tij, ish-deputeti Bislimi ka sqaruar se arsyet e dorëheqjes së tij do t’ia jap grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
