Zëvendës kryeministri, Besnik Bislimi ka thënë se masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës e kanë dëmtuar ekonominë dhe imazhin ndërkombëtar të saj. Ai ka theksuar më tutje se masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës, fillimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pastaj nga Bashkimi Evropian, janë veprime të gabuara dhe që duhet korrigjuar. “Kemi mbështetës që përkrahin heqjen e masave, por na duhet dikush që të këmbëngul për këtë. Kjo do të ndihmonte. Ka një fjali në konkluzionet e Këshillit që i hap rrugën kësaj sepse thotë që Këshilli është gati të heqë masat me kërkesë të Përfaqësuesit të Lartë. Ne e dimë se ai ishte pro heqjes së masave, ndaj ajo që na duhet tani është që Borrell t’i dërgojë një letër ku të mbështesë heqjen e masave” ka deklaruar për EuroNews Albania, zëvendës kryeministri, Besnik Bislimi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …