Masat e reja anti-covid të vendosura nga Qeveria e Kosovës, e të cilat në shumë komuna kufizojnë lëvizjen e lirisë nga ora 19:00 e deri në orën 05:00 të mëngjesit, po kundërshtohen nga bizneset dhe qytetarët. Për këtë arsye sot është paralajmëruar një protestë në shenjë pakënaqësie me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës. Protesta është thirrur përmes rrjeteve sociale dhe pritet të mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës, në orën 11:00. Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi sot në ora 18:00.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …