Bizneset në Shqipëri kanë shpallur mijëra vende të lira të punës. Nga të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit mësohet se bizneset i kanë të shpallura 5 mijë e 500 vende të lira pune. Për të ju dal në ndihmë bizneseve për të siguruar fuqinë punëtore, është angazhuar Qeveria. Bëhet e ditur se Qeveria e Shqipërisë po zhvillon negociata me autoritetet e Filipineve për të arritur një marrëveshje që do t’i sillte mijëra punëtorë. “Ministria e Ekonomisë po bën përpjekje të mira për të marrë punonjës cilësorë nga tregu i huaj. Ajo që po them si një e re që do të ndodhë shumë shpejt, është që jemi në përfundim të një kontrate me një shtet që ka punonjës të kualifikuar në disa industri, përfshirë atë të turizmit, por edhe të veshjeve”, është cituar të ketë thënë, Albin Gega, drejtor i përgjithshëm i Punësimit dhe Arsimit Profesional në Ministrinë e Ekonomisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …