leoni

Bizneset paralajmërohen se do të gjobitën nëse nuk mirëmbajnë hapësirat para lokaleve të tyre

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Malishevës njofton të gjitha subjektet afariste që operojnë në Bulevardin Rruga “Ibrahim Mazreku” në Malishevë se janë të obliguara që të mirëmbajnë dhe të kujdesën për hapësirat para lokaleve të tyre.

Në të kundërtën e kësaj komuna është e detyruar që të shqiptoj gjoba sipas rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale 2024.

Kujdesi dhe mirëmbajtja nënkupton që çdo mëngjezë të pastrohet para lokalit të kujdeset për hapësirën e gjelbërtë (nëse ka) si dhe të respektoj orarin e hudhjesë së mbeturinave ashtu siç është e paraparë në planin operativ të kompanisë përkatëse.

Të gjithë duhet të kujdesemi për ambientin ku jetojmë dhe veprojmë, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Malishevës të nënshkruar nga Drejtori Rifat Mazreku.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …