Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj Balton Derguti, gjatë ditës së sotme ka vizituar 7 biznese të cilat janë përfituese të granteve nga Komuna e Ferizajt. Granti për bizneset, i cili kishte për qëllim mbështetjen e grave ka ndikuar në rritjen e kapaciteteve të tyre u shprehen bizneset të cilat u vizituan nga drejtori Dërguti. Kujtojmë se Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, ka subvencionuar 42 biznese të grave me nga 2500 euro vlerë për blerje të pajisjeve.