Biznesi “SHUTEX” nga Prishtina, me pronare Shukrane Krasniqi, ka dhuruar 1000 maska mbrojtëse, të cilat do t’i shpërndahen stafit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, Policisë, zjarrfikësve si dhe punëtorëve të kompanisë “Uniteti”, të cilët edhe në këtë kohë pandemie duke rrezikuar shëndetin e tyre po punojnë pandërprerë, në shërbim të qytetarëve. Kryetari Jashari e ka falënderuar biznesin “SHUTEX” për këtë donacion mjaftë me vlerë dhe të domosdoshëm në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.