Biznesmenët kanë tërhequr vërejtjen mbi pasojat që do të ketë rritja e çmimit të rrymës. Ata kanë paralajmëruar se me shtrenjtimin e rrymës, do të rriten edhe çmimet e produkteve esenciale, bukës, qumështit, vajit dhe artikujve të tjerë jetik e të domosdoshëm. Përfaqësues të bizneseve kanë tërhequr vërejtjen se ky shtrenjtim i rrymës mund të nënkuptojë çmime më të larta të rrymës, mbi 50 centë për kilovat dhe rrjedhimisht edhe shtrenjtim të çmimeve të produkteve. Ndërkohë, Odat Ekonomike kanë kërkuar që ky proces të shtyhet, duke argumentuar se vendi ende nuk është gati.
