Biznesmeni Ramiz Kelmendi alarmon për mungesë të miellit

Biznesmeni, Ramiz Kelmendi ka alarmuar për mungesë të miellit. Sipas tij, deri te mungesa ka ardhur për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusit. Ai ka deklaruar se të gjitha ato shtete që janë më shumë të prekur, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, në një farë forme kanë tërhequr nga shitja dhe kanë kufizuar eksportin e produkteve strategjike, për të cilat ato produkte i nevojiten qytetarëve të Kosovës. Kanë vendosur po ashtu mos lëvizjen e lirë të qytetarëve, vetëm të transportit të mallrave. Mirëpo edhe vozitësit, të cilët po lëvizin nëpër shumë firma nëpër botë, Evropë dhe Ballkan nuk janë duke punuar. Prandaj, është ndalë eksporti nga shtetet e ndryshme, të cilat e kanë kufizuar eksportin dhe nuk kemi me çka me i sjellë mallrat në Kosovë. Ai ka ftuar qeverinë që të fillojë të intervenojë me rezervat e shtetit, në mënyrë që të zvogëlohet paniku tek qytetarët. Të përkujtojmë se ditë më parë, tregtarët, prodhuesit e miellit dhe qeveritarët kanë deklaruar se në Kosova ka sasi të mjaftueshme të miellit dhe nuk ka nevoj për panik dhe tani që paniku për mungesë të miellit është rritur tej mase, biznesmeni, Ramiz Kelmendi alarmon për mungesë të miellit!

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …