Bjellorusia i dhuron Serbisë raketa kundërajrore të tipit BUK dhe aeroplanë luftarakë Mig-29

Bjellorusia i dhuron Serbisë raketa kundërajrore të tipit BUK dhe aeroplanë luftarakë Mig-29

Bjellorusia i dhuron Serbisë  raketa kundërajrore  të tipit BUK dhe aeroplanë luftarakë Mig-29, ka deklaruar për gazetën “Politika”, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Zoran Gjorgjeviq, pas vizitës që ka bërë në Minsk. Ai thekson se kjo marrëveshje me Bjellorusinë ka arritur si rezultat i bisedimeve paraprake të kryeministrit të Serbisë, Vuçiq dhe kryetarit të këtij shteti sllav, Aleksandër Llukashenko.  Bëhet fjalë për dy divizione  të sistemit kundërajror BUK dhe tetë avionë MIG-29, të cilat do t’i dërgohen Serbisë në vitin vijues. Me dhurata të tjera të teknikës ushtarake nga Rusia  sistemi mbrojës i Serbisë do të avancohet dhe do të modernizohet jashtëzakonisht shumë ka nënvizuar, ministri Gjorgjeviq.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …