Hulumtuesja në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë, Maja Bjellosh ka thënë se autoritet në Serbi nuk duan që të zbulohen e vërteta dhe përgjegjësia për rastin Banjska. Ajo ka shtuar më tutje se i akuzuari kryesor për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, Millan Radojçiq është i afërt me pushtetin prandaj nuk ka gjykim ndaj tij. Gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, hulumtuesja Maja Bjellosh ka thënë se nëse Radoiçiq nuk akuzohet dhe hetimet për Banjskën nuk përparojnë, atëherë mund të themi se ai, në njëfarë mënyre, gëzon mbrojtje nga shteti. “Në momentin kur Radoiçiq dhe bashkëpunëtorët e tij të gjykohen, kur pronat t’i konfiskohen, kur të ketë distancë të qartë mes pushtetit dhe punëve që bën Radoiçiq, atëherë mund të themi se ka vërtet ndryshim të politikës” ka deklaruar mes tjerash, hulumtuesja në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë, Maja Bjellosh.
Kontrolloni gjithashtu
Ganimete Musliu; Nuk do të lejojmë që ta shkatërrojnë shtetin, ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e tij
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar se nuk do të lejojnë që ta shkatërrojnë shtetin …