Punimet në palestrën sportive “Mizahir Isma” të Rahovecit po vijojnë me intensitet të lartë

Po vazhdojnë punimet në palestrën sportive “Mizahir Isma” në qytetin e Rahovecit. Punimet të cilat janë duke vazhduar në palestër nga afër i ka parë edhe Bjondina Kleqka, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit. Drejtoresha Kleqka ka thënë se punimet në palestrën e sportit “Mizahir Isma” po vijojnë me intensitet të lartë. Kompania kontraktuese “Euroing” po bën gjithçka që është e mundur për të përfunduar punimet, në mënyrë që finalet e kupës së Kosovës në basketboll të mbahen në kushte sa më të mira. Nëse ritmi i punimeve vazhdon kështu, atëherë nuk kemi pse të shqetësohemi për përmbushjen e këtij detyrimi. Ndërkohë që po vendoset parketi po punohet edhe në elektrifikimin e sallës, si dhe në rregullimin e sistemit të ngrohjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …