Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit z. Sami Mazreku ka marrë pjesë të enjtën në tryezën e organizuar nga International Finance Corporation (IFC) me temën “Sigurimi i ambientit për zhvillim të qëndrueshem të sistemit të Sigurimeve Bujqësore në Kosovës”. Në këtë organizim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Banka Qendrore e Kosovës, por edhe Institucione tjera.
Drejtori i BKS-së z. Sami Mazreku ka potencuar para të pranishmëve se angazhimin e tij në këtë drejtim që nga viti 2018, ateherë në cilësinë e drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, ku me përkrahje të Bankës Qendrore të Kosovës i kanë ofruar bashkëpunim të shpejtë IFC-së në krijmin dhe dizajnimin e produkteve për sigurime bujqësore, e ku në vitin 2019 kanë filluar të lëshohen edhe policat e para për bujqit.
“Cdo policë që është lëshuar nga 2019 e deri më tash për çdo dëm që ka ndodhur, kompanitë e sigurimeve në kohë reale e kanë paguar dëmin. Ajo që edhe më tutje mbetet sfiduese për kompanitë është numri i vogël i fermerëve që pajisën me polica sigurimi, pasi që është vullnetare.
Unë kam propozuar që ky produkt sidomos për ata që marrin grante të behët obligativ” ka thënë drejtori Mazreku. Sipas tij, në kohën kur ky produkt është vullnetar është e vështirë të merrët nga bujqit. Gjithashtu drejtori Mazreku gjatë prezantimit të tij i ka ofruar IFC-së përkrahje të më tutjeshmë në realizimin e qëllimit.