Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka lansuar edhe një aplikacion shumë të rëndësishëm, që mundëson gjenerimin e certifikatës së historisë së sigurimeve. Përmes këtij aplikacioni në një kohë shumë të shkurtë, duke paguar 30 euro ju mund të merrni certifikatën e historisë së sigurimeve e cila është shumë e domosdoshme për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës.
Aplikacioni mundëson gjenerimin certifikatës së historisë së sigurimeve e cila kërkohet nga kompanitë e sigurimeve jashtë Kosovës në mënyrë që mund të përfitojnë zbritje të premisë së sigurimit nëse klienti vërteton se ka histori të sigurimeve.
Në certifikatë listohen policat të cilat klienti i ka pas në diskoni për automjetet e tij, ku shfaqet automjeti, periudha e sigurimit dhe kompania e sigurimit që ka lëshuar sigurimin. Këto certifikata munde të lëshohen në këto gjuhë të huaja: Anglisht, Gjermanisht, Italisht dhe Frëngjisht. Çmimi për lëshim të certifikatës së historisë së sigurimeve është 30 €.
Gjithashtu në ditët në vijim Byroja Kosovare e Sigurimit do ta lansoj edhe një modul tjetër po ashtu shumë të rëndësishëm të verifikimit të së kaluarës së automjetit kundrejt një pagesë prej 20 euro.
Aplikacionin mund ta shkarkoni:
Linku për Appel IPhone App Store
https://apps.apple.com/us/app/ bks-app/id1660764520
Linku për Android Play Store
https://play.google.com/store/ apps/details?id=com.quantix. bks.app